Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Funerali

Me prezencën dhe shërbimet e veta pothuajse gati të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, kompania Funerali “Elezi”, tashmë ka zgjeruar veprimtarin e vet duke ofruar shërbime edhe në shtetin e Spanjës. E gjithë kjo, falë përkushtimit të stafit profesional, të cilët gjithmonë janë në shërbim të klientëve.

Funerali

Me moton “Shërbimet tona, lehtësojnë shqetësimet tuaja”, kompania Funerali “Elezi”, me pronar Avni Elezi, dhe me një përvojë afër 20 vjeçare, me staf profesional, bënë transportit të kufomave, nga shtetet e Evropës perëndimore, në të gjitha trojet shqiptare.

Së fundmi kjo kompani pati zgjeruar veprimtarin e vet, edhe në dy qytete tjera të Gjermanisë, si në Dortmund dhe në Wiesbaden, dhe po ashtu, përpos filialit në Prishtinë, tashmë bashkëpunim është në nivelin e duhur edhe kompaninë “Funerali’, në Tiranë.

Përkushtimi ndaj klientëve tanë

Si çdo herë, pronari i kësaj kompanie, Avni Elezi, suksesin dhe gjithë aktivitetit gjithmonë ua atribuon klientëve, të cilët janë shumë të kënaqur nga shërbimet dhe korrektësia e kompanisë në fjalë.

Ai tha se kompania e tij, e cila është përherë në shërbim të bashkatdhetarëve tanë, që jetojnë dhe punojnë në vendet e ndryshme të Evropës, fluksi më i madh i punës në këto kohëve të punës, përpos Spanjës, ka qenë në Francë, Gjermani, Austri, Itali, Belgjikë e Zvicër.

Cilat janë arsyet më të shumta të vdekjeve

“Rastet që kanë përfunduar tragjikisht janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga pandemia COVID-19. Virus ky që ka preku tërë botën, e deri tek aksidentet”, tha ai. Duke apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj të gjitha fatkeqësive.

Pronari Avni Elezi, shtoi se shërbimi që bënë kompania e tij, është shumë delikate. Sepse, sipas tij, ka të bëj me dërgesa të natyrës trishtuese dhe pikëlluese drejtë Kosovës, dhe vendeve tjera shqiptare.

“Meqë puna e kompanisë, ka të bëjë me transport funerali nga mërgata për tu varros në atdhe. Mundohemi që të jemi edhe pranë familjarëve, të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre”, tha ai.

Përkushtimi ndaj këtij profesioni

Puna përvoja shumë vjeçare e këtij profesioni, ka bërë që kjo kompani të jetë shumë e kërkuar në mbarë Evropën. Prandaj edhe klientët në momentet më të vështira dhe të trishtuara, përzgjedhin për shërbime këtë kompani.

Duhet përmendur se kjo kompani, bënë bartjen e kufomave nga vendet evropiane për në atdhe. Si (Kosovë, Shqipëri, Malin e Zi, Kosovën Lindore si dhe Maqedoni). Bartje funerali kjo e cila bëhet me autoveturat më moderne dhe plotësisht me ajër të kondisionuar, si edhe me aeroplan.

Referenca: https://telegrafi.com/spanja-shteti-radhes-zgjerimit-te-veprimtarise-se-kompanise-funerala-elezi/

Leave a comment

twelve − 1 =

Me përvojë mbi 20 vjeçare për transportin e kufomave.

— Ne ju ofrojmë zgjedhje të shumta si:
Transportin e të ndjerit, Rregullimin e Dokumentacionit përkatës, Organizim të ritualeve, dhe Shërbime (Arkivole) sipas Porosisë…” —

Telefon: +49174 1006637
WhatsApp: +49174 1006637