Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Bartje Kufomash drejt vendit të lindjes

Bartje Kufomash

Çfarë duhet të bëni në një situatë hidhërimi?
Ne ju shpjegojmë cilat masa dhe proçedurat që duhet të keni parasysh për bartje kufomash për në atdhe. Për në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Shqipëri….etj.
Në rastin e vdekjes, është një situatë e vështirë për të gjithë të afërmit.
Na telefononi menjëherë, ne jemi në dispozicion 24 orë, kështu që ne mund t’ju ndihmojmë me këshilla.

Bartje Kufomash

Etika jonë profesionale na obligon që gjithmonë të bëjmë çmos për t’i kthyer të vdekurit në vendin e tyre. Kompania jonë është e akredituar dhe ju garanton sigurinë e çmimeve dhe cilësi të lartë në ofrimin e shërbimeve!
Ju nuk do të mbeteni vetëm me humbje e personit të afërt, por mund të na besoni që të bëjmë gjithçka të nevojshme për të punuar me maturi dhe me respekt.
Me një staf të kualifikuar dhe me makina speciale për kufoma, bëjmë bartje kufomash për në atdhe.
Prandaj na lejoni që të jemi pranë jush në momentet më të vështira dhe të trishtuara të Jetës tuaj.

Çfarë kërkohet për Bartje Kufomash drejt vendit të lindjes?

Një vdekje në familje është gjithmonë një ngjarje që pavarësisht trishtimit dhe dhimbjes së të afërmve, kërkon që ata të kujdesen për shumë gjëra menjëherë. Ju duhet të kontaktoni me ne për bartje kufomash për në atdhe për familjarët tuaj.
– Ku dhe si duhet të varroset i ndjeri?
– Çfarë dëshira personale kishte ai?
– Cilat rregulla fetare duhen të respektohen?
– Cilat ligje dhe rregullore zbatohen?
– Sa kushton funerali?
Për organizimin e funeralit kërkohet nga familjarët:
• Çertifikata e vdekjes, letërnjoftimi ose pasaporta e të ndjerit.
Për një bartje nga jashtë vendit kërkohet gjithashtu:
• Çertifikata e vdekjes / pasaporta origjinal.
• Një dokument personal për vendet e huaja.
• Dhe fletëlëshimi.
Ju mund të telefononi zyrat tona, gjatë tërë kohës për të bërë bartje kufomash për në atdhe.

Çfarë ju ofron kompania jonë?

Nëse vendosni për ne, ne kujdesemi për gjithçka tjetër në një marrëveshje besimi në mes nesh. Përveç se bëjmë bartje kufomash për në atdhe ne gjithashtu bëjmë dhe të gjitha procedurat rituale. Ne organizojmë ritualet e kërkuara fetare, përgatitjet e varrimit dhe ceremonitë e varrimit dhe natyrisht gjithashtu ju sigurojm imamin-Hoxhën për ju.
Bëjmë organizimin e funeralit me të gjitha ritet fetare sipas deshirës suaj. Gjithashtu edhe furnizim me arkivol. Por gjithashtu automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të arrijnë të paprekur dhe shumë shpejt në destinacionin e tyre.
Jemi Në Dispozicionin Tuaj Çdo Ditë 24 Orë, Pa Marë Parasysh Festat Apo Fundjavën.
Shërbimet tona lehtesojnë shqetësimet tuaja.
Kontakt: +49174 1006637

Leave a comment

12 − eleven =

Me përvojë mbi 20 vjeçare për transportin e kufomave.

— Ne ju ofrojmë zgjedhje të shumta si:
Transportin e të ndjerit, Rregullimin e Dokumentacionit përkatës, Organizim të ritualeve, dhe Shërbime (Arkivole) sipas Porosisë…” —

Telefon: +49174 1006637
WhatsApp: +49174 1006637