Shërbime Funeral në Vendet e BE
Në përgjithësi, ne fillojmë me një konsultim gjithëpërfshirës, në mënyrë që të mund të planifikojmë që transporti i të ndjerit të bëhet duke u bazuar në dëshirat dhe pritjet e kostos.
Pastaj ne kujdesemi për të gjitha dokumentet e nevojshme – certifikatën e vdekjes nga spitali, certifikatën e vdekjes, certifikatën e transferimit etj.
Me kërkesë organizojmë ritualet e përshtatshme fetare dhe transportimin në shtëpi së pari dhe pastaj në varreza.
Shërbime Funeral në të gjithë Europën
Ne jemi aty për ju me përvojën tonë nga momentet e para në krah me ju dhe do ju shpjegojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse tërë procesin dhe transporti i të ndjerit:
– Ne ju shpjegojmë cilat masa dhe formalitete duhet të keni parasysh gjatë pregatitjes së transportit të kufomës për në Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Shqipëri….etj.
Ne ju ofrojmë zgjedhje të shumta si:
– Transporti i të ndjerit,
– Rregullim i dokumentacioneve përkatëse,
– Organizim i Ritualeve dhe Arkivoleve sipas porosisë si dhe
– Shërbim Ambulance në të gjitha vendet e BE.
Ne kuptojmë që çdo funeral është i ndryshëm sepse çdo person është unik. Si edhe çdo situatë familjare është e ndryshme.
Organizim funerali
Përkundër trishtimit dhe stresit, transporti i kufomës dhe një funeral duhet të organizohen nën presionin me kohën prandaj na kontaktoni menjëherë, kështu që mund t’ju ndihmojmë me këshilla psikologjike si dhe administrative. Bëjmë organizimin e funeralit me të gjitha ritet fetare sipas deshirës suaj. Gjithashtu edhe furnizim me arkivol. Transporti i të ndjerit do të bëhet në mënyrë dinjitoze dhe të shpejtë.
Por gjithashtu automjetet tona janë të nivelit më të lartë dhe të pregaditura teknikisht, kështu që të ndjerit do të arrijnë të paprekur dhe shumë shpejt në destinacionin e tyre.
Sa kushton riatdhesimi i të ndjerit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, … etj.
Kostoja e transportimit të trupit varet nga zgjedhja e mjeteve të transportit. Në kohë trishtimi dhe mosbesimi, është shumë e vështirë për anëtarët e familjes që të mbajnë parasysh të gjitha gjërat të nevojshme.
Kompani Funerali-Elezi
Nëse vendosni për ne, ne kujdesemi për gjithçka tjetër në një marrëveshje besimi në mes nesh. Përveç transportit, bartjes dhe riatdhesimit, bëjmë të gjitha procedurat rituale. transporti i të ndjerit
Për tia mundësuar të ndjerin pushimin e përjetshëm në tokën e vetë. Ne kemi skuadra të trajnuar mirë, të cilët kujdesen për çdo gjë në një mënyrë të vëmendshme dhe profesionale.
Prandaj na lejoni që të jemi pranë jush në momentet më të vështira dhe të trishtuara të Jetës tuaj.
Jemi Në Dispozicionin Tuaj Çdo Ditë 24 Orë, Pa Marë Parasysh Festat Apo Fundjavën.
Shërbimet tona lehtësojnë shqetësimet tuaja.
Kontakt: +49174 1006637